Zbulime arkeologjike në Zagori, gjurmë të një tempulli antik dhe një arterieje të rëndësishme rrugore të shek. IV-V p.e.s.
Në prag të nisjes së fazës së dytë të punimeve për zgjerimin e rrugës Çajup – Zagori, në zonën e Zagorisë, konkretisht në fshatin Sheper, janë identifikuar disa objekte arkeologjike që datojnë në shekujt IV – V para erës sonë.
“Po planifikojmë që të realizojmë një ekspeditë hulumtuese në këtë zonë, kemi dhe gjurmët e një tempulli antik të cilat duam ti gjurmojmë për të mësuar jo vetëm për stilin e tij por edhe fazat dhe elementet arkitekturore”, u shpreh Mariglen Meshini, drejtor i Shërbimit Arkeologjik, Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore.
Meshini theksoi se këto gjetje të rëndësishme do të tregojë më tej se çfarë funksioni kanë pasur, periudhën e saktë të ndërtimit të tyre etj.
“Përveç gërmimeve arkeologjike do të vrojtohet edhe territori për të gjurmuar ato vend banime të cilat janë të panjohura dhe kanë toponime shumë të pasur”, tha ai.
Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore, në bashkëpunim me autoritetet vendore dhe ekspertët e arkeologjisë, pritet të ndjekë me përparësi këtë proces, duke siguruar që gjetjet të dokumentohen dhe ruhen sipas standardeve të trashëgimisë kulturore.
Gazetare: L. Koçiu
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




