25 vatra zjarri në 24 orë, Ministria e Mbrojtjes: Vetëm 1 aktive

Aktualitet | 1 vit më parë

25 vatra zjarri janë evidentuar në 24 orët e fundit në vendin tonë. Ministria e Mbrojtjes ka bërë me dije se nga këto vatra, vetëm 1 ka mbetur aktive, ndërsa 24 të tjerat janë shuar. 39 automjete zjarrfikëse dhe 375 forca operacionale u angazhuan për shuarjen e flakëve të zjarrit.

Ministria sqaron se vatra e cila vijon të jetë aktive në malin mbi fshatin Dhivër, bashkia Finiq, nisi fillimisht nga një shkarkesë rrufeje.

Zjarre të shuar:

Në fshatin Gryksh i Madh, bashkia Elbasan, ku në terren u angazhuan 5 mjete zjarrfikëse dhe rreth 70 forca nga të gjitha strukturat operacionale;

Në fshatin Dhorës, njësia administrative Qendër Skrapar;

Në fshatin Gurë-Lurë, Parkun Kombëtar Lurë, ku në terren u angazhuan rreth 60 forca;

Në fshatin Daullas, bashkia Fier, ku u angazhuan 4 mjete zjarrfikëse  dhe rreth 55 forca nga strukturat operacionale;

Në fshatin Lusën, bashkia Kukës, ku u angazhuan rreth 30 forca;

Në fshatin Blinisht, bashkia Lezhë, ku në terren u dislokuan 3 mjete zjarrfikëse dhe rreth 20 forca  operacaionale;

Në qytetin e Leskovikut, bashkia Kolonjë;

Në fshatin Grudë, bashkia Shkodër;

Në fshatin Rrjoll, bashkia Shkodër;

Në fshatin Ngjeqar, bashkia Roskovec.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme