Mirlind Daku përzgjidhet në formacionin e javës në Premier Ligën ruse

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Mirlind Daku, është përzgjedhur në formacionin më të mirë të javës në kampionatin rus të futbollit nga faqja e specializuar e statistikave Sofascore.
27-vjeçari ishte protagonisti kryesor i Rubin Kazanit në suksesin 2-1 kundër Sochit në kampionat, pasi shënoi dy gola për skuadrën e tij.
Daku ka nisur shumë mirë sezonin e ri, duke shënuar 3 gola në 3 ndeshje të luajtura në kampionatin rus. Sulmuesi kuqezi ka shënuar edhe një gol në një sfidë të luajtur në kupën e Rusisë këtë sezon.

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




