India kundërshton tarifat e Trump: Këto veprime janë të paarsyeshme

Botë | 1 vit më parë

Qeveria indiane ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Shteteve të Bashkuara për të vendosur tarifa shtesë ndaj importeve indiane, duke e cilësuar këtë veprim si “të padrejtë, të pajustifikuar dhe të paarsyeshëm”.

Përmes një deklarate, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Indisë, Randhir Jaiswal, theksoi se Nju Delhi “do të marrë të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur interesat kombëtare”. Reagimi vjen pas njoftimit nga Uashingtoni se tarifat janë vendosur si ndëshkim për vazhdimin e importit të naftës ruse.

Jaiswal mbrojti vendimin e Indisë për të blerë naftë ruse, duke argumentuar se kjo bëhet “për të siguruar sigurinë energjetike të 1.4 miliardë njerëzve”. Ai shprehu keqardhjen për zgjedhjen e SHBA-së për të vendosur “tarifa shtesë”, të cilat synojnë të ndëshkojnë importet indiane.

Kjo deklaratë shënon një përshkallëzim të retorikës mes dy vendeve, pasi SHBA-ja po rrit presionin ndaj vendeve që vazhdojnë tregtinë me Rusinë, ndërsa India këmbëngul se veprimet e saj janë thelbësore për sigurinë e popullsisë së saj.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme