Zelensky: Putini më i prirur për armëpushim. Të mbarojë lufta

Botë | 1 vit më parë

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky është shprehur optimist se Rusia është më e prirur për një armëpushim, pas takimit të sotëm, midis të dërguarit të SHBA Steve Witkoff dhe Vladimir Putin.

“Presioni mbi ta funksionon, por gjëja kryesore është që ata të mos na mashtrojnë në detaje – as ne dhe as SHBA” , tha ai.

Volodymyr Zelensky tha se ishte dakord me presidentin amerikan Donald Trump se lufta duhet të përfundojë.

“Qëndrimi ynë i përbashkët me partnerët tanë është absolutisht i qartë: lufta duhet të përfundojë. Dhe duhet të jetë një fund i sinqertë”, theksoi ai.

Nga ana e tij, Trump e përshkroi takimin si “jashtëzakonisht produktiv” dhe tha se ishte bërë “një përparim i madh”.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme