Shtohet shpendët në Liqenin e Shkodrës prej moratoriumit të gjuetisë dhe monitorimeve të rregullta

Aktualitet | 1 vit më parë

Vrojtimi i shpendëve po shndërrohet në një ndër atraksionet më të spikatura për vizitorët që ndalen në brigjet e Liqenit të Shkodrës. Ndryshe nga resurset peshkore që po pësojnë rënie të vazhdueshme, numri i shpendëve ujorë në këtë liqen ka ardhur në rritje gjatë viteve të fundit. Këtë e konfirmojnë edhe monitorimet e shpeshta të kryera nga institucionet shtetërore dhe organizatat mjedisore.

“Liqeni i Shkodrës është habitati i rreth 270 llojesh shpendësh, ndër to 112 janë shpend ujor dhe është e vetmja specie që ka monitorim të vazhdueshëm siç është ai i pelikanit kaçurrel, por dhe i çifteve folizuese të dallëndysheve të detit faqebardhe e cila është e vetmja koloni që filizon në Liqenin e Shkodrës dhe situata është e mirë”, u shpreh biologia Aurora Piroviç.

Sipas specialistëve, dy nga faktorët kryesorë që kanë ndikuar në këtë zhvillim pozitiv janë moratoriumi për ndalimin e gjuetisë si dhe monitorimi i vazhdueshëm i faunës nga ekspertët e fushës. Megjithatë, disa specie të veçanta, si pelikani kaçurrel, vijojnë të mbeten të kërcënuara kryesisht nga aktivitetet njerëzore dhe ndryshimet klimatike.

“Moratoriumi i gjuetisë ka ndikuar por edhe fushata ndërgjegjsuese ka pasur ndikim por gjithashtu ka ende raste të gjuetisë”, tha biologia.

Liqeni i Shkodrës renditet si lagunë e dytë më e rëndësishme në vend, pas Parkut Kombëtar të Karavastasë, sa i përket numrit të shpendëve ujorë.

Gazetar: A. Hoti

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme