Vendimi- Ndalohet pjesërisht importi nga disa shtete i shpendëve me sëmundje dhe i derrave të prekur nga murtaja afrikane

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka ndaluar pjesërisht importin e shpendëve të prekur nga sëmundja e pseudopestit nga shtetet si Bullgaria e Polonia, si dhe të derrave të butë e të egër të prekur nga murtaja afrikane në vendet si Estonia, Letonia, Kroacia, Polonia, Estonia, Bosnjë-Hercegovina, Serbia dhe Moldavia.
Në vendimin e publikuar në fletoren zyrtare, nënvizohet se ndalohet importi i shpendëve të gjallë shtëpiakë, zogjve mishit të freskët, materialit biologjik të shpendëve të pashoqëruar me test PCR, të kryer 14 ditë përpara mbledhjes, që vërteton mosprezencën e virusit të pseudopestit, vezëve dhe produktet e vezëve të shpendëve, ku nuk është siguruar shkatërrimi i virusit. Importet nga shtetet e Bullgarisë, Polonisë dhe Spanjës lejohen, ndërkohë, nga zona dhe kompartamente të cilat nuk kanë pasur njoftim të sëmundjes së pseudopestit të shpendëve për 12 muajt e fundit.
Po ashtu, me vendim të ministres Anila Denaj, është ndaluar importi i kafshëve të gjalla të llojit derra të butë dhe të egër, mishi i freskët dhe produktet e tij, materiali biologjik dhe embrionet e kafshëve të gjalla të llojit derra, duke përjashtuar mishin në një kontenier të vulosur hermetikisht, xhelatinën, ushqimin e thatë të kafshëve shtëpiake dhe vakteve proteinike.
Ndërkaq, Ministria ka ndaluar importet nga Italia, Serbia, Greqia, Kosova dhe Kroacia të bagëtive të gjalla të imëta dhe thundrake, të llojit ruminantë dhe kamelidë, të prekura nga sëmundja e gjuhës blu.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




