Berisha: Gjysmë miliard euro përdori qeveria për aktivitete që të ndikonte tek qytetarët

Aktualitet | 1 vit më parë

Kryedemokrati Sali Berisha ka vijuar edhe këtë të enjte (7 gusht) akuzat ndaj qeverisë për manipulimin e votave të zgjedhjeve të 11 majit.

Berisha deklaron se qeveria ka përdorur gjysmë miliardë euro për aktivitete që të ndikonte te qytetarët.

“Njëri nga aspektet më kriminale të farsës elektorale 11 maj 2025, ishte përdorimi i ngjarjeve, prokurimeve të cilat tejkalojnë mbi gjysmë miliardi euro për qëllime elektorale për të ndikuar votën e qytetarëve shqiptarë.

Në periudhën janar gjer në 11 maj, periudhë në të cilën ligji elektoral, neni 91/3 i tij ndalon prokurimet, ndalon ngjarjet, aktivitetet, organizimin e tyre, aktivitetet që mund të kenë ndikim në zgjedhje dhe sipas raportit të OSBE-ODIHR, pikërisht në këtë periudhë u organizuan 4.500 veprimtari kombëtare dhe ndërkombëtare, përfshirë ‘Giro d’Italia’, 7 milionë euro një organizate private ditën e votimit dhe një ditë para zgjedhjeve”, tha Berisha.

Ky i fundit hedh akuza edhe ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani, që sipas tij i ka ligjëruar ato që i cilëson si abuzime të qeverisë.

“14.5 milionë euro të ndaluara me ligj përdorimi i tyre dhe këto i ligjëron vetëm Altin Troplini, i cili bën mashtrimin publik se thotë nuk kemi prova dhe fakte”, tha Berisha.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme