Të jetosh me humorin – Nexho Shabani, personazhi që mban gjallë shpirtin gazmor të Shkodrës
Në një qytet ku humori është gjuhë e përbashkët, Nexho Shabani është ndër ato personazhe që mbajnë gjallë shpirtin gazmor të Shkodrës.
“Babai ka pasur shumë humor dhe prandaj ecëm në rrugën e tij”, shprehet Shabani.
Prej dekadash, Nexhoja ka qenë pjesë e organizimeve festive, duke u shquar si humorist popullor. Me një stil të vetin dhe zë të veçantë, ai sjell në vëmendje situatat komike të përditshmërisë shqiptare, veçanërisht atyre në Shkodër.
Gjatë intervistës, Nexhoja nuk ngurron të tregojë mirënjohjen për të gjithë ata që e kanë mbështetur ndër vite.
“Shokët më kanë ndihmuar shumë”, thotë Nexhoja.
Pavarësisht pengesave, energjia dhe ndjeshmëria që Nexho Shabani përcjell, ka qenë ajo që e ka karakterizuar përherë atë, ndaj publiku shkodran nuk ia ka kursyer asnjëherë duartrokitjet.
Gazetar: Marjo Gjini
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




