Hamasi: Netanyahu po sakrifikon pengjet për t’i shërbyer interesave të tij personale

Botë | 1 vit më parë

Hamasi ka reaguar, lidhur me planin e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu për të marrë kontrollin ushtarak të Gazës dhe për t’ia dorëzuar forcave arabe për qeverisje.

Në një deklaratë të lëshuar nga udhëheqja e lëvizjes palestineze, thuhet se planet e Netanyahut për të zgjeruar operacionet ushtarake në Gaza tregojnë se qëllimi i tij është të sakrifikojë pengjet izraelite në shërbim të interesave të tij personale.

Në një deklaratë të enjten, grupi militant akuzoi kryeministrin izraelit për përmbysjen flagrante të procesit të negociatave pasi ai tha se Izraeli synon të marrë kontrollin ushtarak të Gazës.

“Deklaratat e Netanyahut përfaqësojnë një përmbysje të hapur të procesit të negociatave dhe zbulojnë qartë motivet e vërteta pas tërheqjes së tij nga raundi i fundit, pavarësisht afërsisë sonë me arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare”, tha Hamasi.

Komentet e Netanyahut erdhën pak para se kabineti i sigurisë i Izraelit të mblidhej për të votuar për një riokupim të plotë të Gazës. Zgjerimi i mundshëm i fushatës ushtarake të Izraelit është përballur me rezistencë nga disa izraelitë që kërkojnë përfundimin e luftës dhe lirimin e pengjeve të mbetura.

“Planet e kryeministrit do të ishin një vazhdim i politikës së shfarosjes dhe zhvendosjes. Gaza do të mbetet rezistente ndaj pushtimit”, tha Hamasi ndërsa i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare të hedhë poshtë komentet e Netanyahut.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme