Britania nis kthimin e migrantëve, fillon zbatimi i marrëveshjes së re me Francën

Botë | 1 vit më parë

Mbretëria e Bashkuar nisur ndalimin e migrantëve të parë sipas marrëveshjen e re me Francën, që synon kontrollin e kalimeve të Kanalit.

Marrëveshja “një hyrje, një dalje” lejon kthimin e migrantëve që kalojnë Kanalin në anije të vogla. Ata që mbërrijnë në Britani do të mbahen në qendra dhe më pas do të dërgohen prapa në Francë. 

Kjo masë ka si qëllim uljen e numrit rekord të migrantëve që kalojnë Kanalin e La Manshit në mënyrë të paligjshme. Në këmbi m, Britania do të pranojë nga Franca po aq migrantë që aplikojnë për vizë nëpërmjet një platforme online.

Këta aplikantë do të kenë tre muaj kohë për të hyrë në Britani dhe për të kërkuar azil.

Kryeministri Keir Starmer paralajmëroi se kushdo që hyn në vend në mënyrë të paligjshme do të kthehet. 

Dosjet e migrantëve të ndaluar do t’i dorëzohen Francës brenda tre ditësh, ndërsa autoritetet franceze duhet të përgjigjen brenda 14 ditësh. Procesi i kthimit mund të zgjasë deri në tre muaj, dhe Mbretëria e Bashkuar do të mbulojë shpenzimet. Sipas marrëveshjes vetëm të miturit pa shoqëri nuk do të deportohen.

Organizatat bamirëse për refugjatët e kanë kritikuar marrëveshjen, duke i kërkuar qeverisë britanike të ofrojë rrugë më të sigurta dhe ligjore për azilkërkuesit.

Numri i migrantëve që bëjnë udhëtimin e rrezikshëm në barka të dobëta këtë vit kaloi 25,000 në fund të korrikut, numri më i lartë ndonjëherë në këtë pikë të vitit.

Gazetar: Artur Mata

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme