Zyrtare: Benjamin Sesko transferohet te Manchester United

Tashmë është zyrtare: Benjamin Sesko është një lojtar i Manchester United. Sulmuesi slloven ka firmosur deri në vitin 2030 me “djajtë e kuq”.
Manchester United ka kënaqësinë të konfirmojë se Benjamin Sesko i është bashkuar klubit, me kusht që të përfundojë regjistrimi. Slloveni ka nënshkruar një kontratë deri në qershor të vitit 2030.
Gjatë dy sezoneve të fundit, Sesko ka shënuar më shumë gola se çdo lojtar nën moshën 23 vjeç në pesë ligat kryesore të Evropës. 22-vjeçari shënoi 21 gola dhe regjistroi gjashtë asiste për RB Leipzig gjatë sezonit të fundit.
Ai ka luajtur 41 ndeshje dhe ka shënuar 16 gola për Slloveninë që kur u bë debutuesi më i ri i vendit të tij në vitin 2021”, shkruhet në njoftimin e klubit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




