Anglia “damkos” huliganët, ja si identifikohen tifozët më të dhunshëm

Futboll Bota | 1 vit më parë

Një spray i padukshëm që mbetet mbi personin që e shënjon për muaj të tërë në rroba dhe lëkurë: ky është inovacioni më i fundit teknologjik që po testohet nga policia angleze në League Two (divizioni i katërt), duke filluar me përballjen Crewe Alexandra-Port Vale marsin e kaluar, për të identifikuar tifozët më të dhunshëm.

Disa tabloide, përfshirë Times dhe The Sun, kanë raportuar për këtë çështje, duke shtuar disa detaje. Spray-i quhet “SelectaDNA” dhe bazohet në një tretësirë ADN-je të koduar në mënyrë unike, e padukshme për syrin e njeriut dhe që nuk dëmton veshjet ose lëkurën, por e dallueshme nën dritën ultravjollcë për disa muaj. Qëllimi është të identifikohen dhe shënjestrohen më lehtë veprat penale të huliganëve, të cilat janë në rritje në League Two.

“Ky mjet i ri do të bëjë një ndryshim të madh, duke ndihmuar në identifikimin dhe pengimin e kriminelëve që ndjekin ndeshjet e futbollit”, tha për The Times Mark Roberts, shefi i policisë dhe kreu i policisë së futbollit në Angli.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme