Borusia Dortmund shpenzon 11 milionë euro për kuzhinën e stadiumit

Gjermani | 1 vit më parë

Blerje të çmendura dhe shitje me shifra rekord kemi dëgjuar shumë vitet e fundit, gjatë periudhave të merkatove. Por këtë radhë nuk bëhet fjalë as për shitje e as për blerje lojtarësh. Borusia e Dortmundit do të duhet të shpenzojë shumë para për të rikthyer brenda normave të përcaktuara, kuzhinat e vendosura në stadiumin “Signal Iduna Park”, i cili është edhe shtëpia e verdhezinjve.

Sipas të përditshmes gjermane Bild, pas një inspektimi nga autoritetet përkatëse, është vënë re se disa pjesë strukturore të kuzhinave të skuadrës së Borusias nuk kanë qenë brenda normave të duhura. Ndaj edhe drejtuesit e klubit janë të detyruar të shpenzojnë një shumë të konsiderueshme prej 11 milionë euro për t’i sjellë ambientet brenda normave dhe kushteve të përcaktuara nga inspektorët.

Dhe paratë janë, pas shitjeve të Belingam, Jan Couto dhe e Daniel Svenson, klubi përfitoi 57 milionë. Punimet ndërkohë kanë filluar dhe të gjitha ambientet duhet të jenë gati deri në datën 31 gusht, kur fillon kampionati dhe Borusia do të përballet me Union Berlin.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme