De Gea rikthehet në Mancheste, nderohet para United-Fiorentina

Futboll Bota | 1 vit më parë

Momente emocionuese para ndeshjes miqësore Manchester United-Fiorentina, me Djajtë e Kuq, të përfaqësuar nga kapiteni Bruno Fernandes, duke nderuar David De Gea-n, portierin e skuadrës italiane që veshi fanellën e kuqe nga viti 2011 deri në vitin 2023, duke luajtur 545 ndeshje dhe duke fituar nëntë trofe.

Një interesim i veçantë dhe  dhe për Benjamin Sesko, sulmuesi i blerë së fundmi nga Leipzig për 85 milionë euro, i cili mori duartrokitje nga tifozët e tij të rinj.

Përsa i përket miqësores, në Old Trafford gjithçka u mbyll në barazim 1-1 (dhe më pas United fitoi 5-4 me penallti). Sohm, në paraqitjen e tij të parë për Fiorentinën, zhbllokoi sfidën, ndërsa barazpesha u vendos nga autogoli i Gosens.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme