Gjermani: Wirtz shpallet Lojtari i Vitit

Futboll Bota | 1 vit më parë

Florian Wirtz është shpallur Lojtari i Vitit në Gjermani, vetëm disa javë pas transferimit të tij prej 100 milionë stërlinash (115 milionë eurosh) nga Bayer Leverkusen te Liverpool. 22-vjeçari mori 191 vota nga gazetarët sportivë gjermanë, më shumë se dyfishi i votave të nënkampionit, Michael Olise i Bayern (81).

Wirtz është quajtur nga ish-trajneri i Leverkusenit, Xabi Alonso, tani te Real Madridi si një nga “lojtarët më të mirë në botë. Ai është i klasit botëror”. Shënoi 57 gola dhe dha 65 asiste në 197 ndeshje për Bayer Leverkusenin.

Çmimi për Trajnerin e Vitit shkoi te Julian Schuster, i cili e udhëhoqi Freiburgun në vendin e pestë në vitin e tij të parë në krye, duke u kualifikua për në Europa League. 40-vjeçari mori 97 vota dhe pasoi Xabi Alonson.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme