Tërmet 6.1 ballë në Turqi, shemben disa ndërtesa. Katër persona të plagosur dhe dy të zhdukur

Turqia është tronditur nga një tërmet prej 6.1 ballë mbrëmjen e kësaj të diele (10 gusht).
Sipas Agjencisë së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë, epiqendra e tërmetit ishte në qytetin Sindirgi, në Turqinë perëndimore. Deri më tani raportohet për 4 persona të plagosur, ndërsa dy rezultojnë të zhdukur.
Kryebashkiaku i Sindirgi, Serkan Sak tha se rreth 10 ndërtesa u shembën, duke përfshirë një ndërtesë tre katëshe në qendër të qytetit.
“Gjashtë persona jetonin në këtë ndërtesë tre katëshe. Katër u shpëtuan nga rrënojat dhe vazhdojnë përpjekjet për të nxjerrë dy të tjerët nga rrënojat”, tha ai.
Turqia ka përjetuar shumë tërmete të forta në të kaluarën, duke përfshirë tërmetin e shkurtit të viti 2023 në Kahramanmaras, që i mori jetën 53,000 personave. Në fillim të këtij viti, një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.2 goditi gjithashtu Stambollin, por fatmirësisht nuk shkaktoi viktima apo dëme të konsiderueshme.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



