Muzeu Etnografik i Gjirokastrës, mbi 1.600 vizitorë vetëm gjatë muajit korrik

Kulturë | 1 vit më parë

Muzeu Etnografik në Gjirokastër po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e vizitorëve.

Ndodhur në një ndërtesë tipike të arkitekturës gjirokastrite, muzeu ofron një udhëtim në kohë përmes relikeve historike, veshjeve popullore dhe elementëve të pasur të folklorit shqiptar. Teknologjia e përdorur për ta sjellë këtë përvojë më pranë vizitorëve e bën atë edhe më tërheqëse.

“Është një muzë i mrekullueshëm dhe të ndihmon të kuptosh me mirë historinë dhe kulturën shqiture.

Vij nga Polonia, kemi vizuar një pjesë të Gjirokastrës dhe nuk mund të largoheshim pa vizituar edhe këtë muze. Padyshim këtu po mësojmë edhe mbi arkitekturën tipike të ndërtesave të vendit tuaj”, thanë disa nga vizitorët e huaj.

Besmir Dida, ciceron në Muzeun Etnografik, pohon se interesi për këtë institucion kulturor është në rritje të vazhdueshme.

“Ka një rritje të vizitorëve në këtë muze, kanë qenë të përzierë italianë, spanjoll, francez, gjermanë por edhe shqiptarë. Gjatë korrikut numri i vizitorëve shkoi në 1500-1600 veta. Nga janari deri në fund të korrikut kanë qenë diku te 5500 vizitorë”, u shpreh Dida.

Rritja e interesit për muzeun lidhet me vlerësimin e trashëgimisë kulturore dhe promovimin gjithnjë e më të madh të Gjirokastrës si një destinacion turistik me rëndësi historike.

Gazetare: L. Koçiu           

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme