Bajpasi i Shkodrës – Parmakët e dëmtuar, pasiguri për lëvizjen e këmbësorëve dhe pedaluesve
I inauguruar në marsin e vitit 2022, Bajpasi i Shkodrës, një investim prej 1,5 miliardë lekësh, vlerësohet si një zgjidhje efikase për lehtësimin e trafikut të rënduar brenda qytetit, veçanërisht gjatë sezonit turistik.
Por ky segment gjatë këtyre tri viteve që është në funksion duket se ka mbetur jashtë vëmendjes sa i takon mirëmbajtjes.
Në disa zona të Bajpasit evidentohen dëmtime të konsiderueshme, kryesisht të barrierave mbrojtëse në dy anët e kësaj rruge me gjatësi afro 5 km. Parmakë të përkulur ose të shkatërruar, dëshmojnë për lëvizje të mjeteve me shpejtësi të lartë dhe jashtë normave të lejuara, duke bërë që kjo rrugë të kthehet në një burim potencial aksidentesh, të cilat nuk kanë munguar.
Bajpasi i Shkodrës me gjatësi afro 5 km, i pajisur me korsi të veçanta për këmbësorë dhe biçikleta, po frekuentohet gjithnjë e më shumë nga banorët, sidomos në orët e pasdites, duke e bërë edhe më urgjente ndërhyrjen për të garantuar sigurinë e përdoruesve të tij.
Gazetar: Adrian Hoti
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



