Shkodër – Qiratë e banesave më të lira këtë verë, tendencë për qiradhënie afatgjatë për vendasit

Aktualitet | 1 vit më parë

Çmimet e qirave të banesave në Shkodër kanë pësuar një rënie të lehtë këtë sezon veror krahasuar me një vit më parë.

Sipas agjentëve imobiliarë, ky fenomen lidhet kryesisht me shtimin e ofertave online, që kanë zgjeruar mundësitë e zgjedhjes për qiramarrësit.

Në të njëjtën kohë, vihet re një tendencë në rritje për dhënien me qira të banesave për periudha afatgjata, ku kërkesat më të shumta vijnë nga banorët vendas.

“Në raport me qiratë vërehet një lloj ngopje e booking dhe airbnb. Pra është ngopur tregu me shtëpia, sa i përket ofertës për turistë të huaj. Një pjesë mesa duket është lodhur dhe po kalojnë në pjesën me i lëshuar shtëpitë me qira për vendas që janë klientë 1 deri ne 3-vjeçarë e të tjerë”, tha Armando Lohja, angjent imobiliar.

Nga 300–400 euro në muaj që ishin sezonin e kaluar, aktualisht apartamentet në Shkodër po ofrohen me çmime më të ulëta, të cilat ndryshojnë në varësi të vendndodhjes dhe gjendjes së banesës.

“Për pallatet ekzistuese, 1+1 variojnë tek 25 mijë lekë të reja (250 mijë), ndërsa 1+1 në pallat të ri mbi 350 euro. Në varësi të vendit dhe cilësisë.”, thotë ai.

Paralelisht me tregun e qirave, edhe ai i shitblerjes së banesave po përballet me një mospërputhje të dukshme mes kërkesës dhe ofertës. Interesi për blerje apartamentesh ka shënuar rritje të ndjeshme, ndërsa oferta ka rënë, kryesisht si pasojë e bllokimit të lejeve të ndërtimit për pallate të reja.

Gazetar: A Hoti

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme