Normalizimi i marrëdhënieve Azerbajxhan-Armeni, Begaj bisedë telefonike me homologun Aliyev

Politikë | 1 vit më parë

Presidenti Bajram Begaj ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev.

Kreu i Shtetit e përgëzoi Presidentin Aliyev për normalizimin e marrëdhënieve midis Azerbajxhanit dhe Armenisë, si dhe për nënshkrimin e deklaratës dhe dokumenteve të tjera të rëndësishme, nën kujdesin e Presidentit të SHBA-ve. Begaj vlerësoi vendosmërinë e Presidentit të Azerbajxhanit në këtë proces, si dhe mbështetjen e dhënë nga Presidenti amerikan.

Presidenti Aliyev theksoi se Azerbajxhani inicioi agjendën e paqes në rajon dhe hartoi tekstin e marrëveshjes së paqes. Gjithashtu, ai nënvizoi rëndësinë e dokumenteve të miratuara në takimin e Uashingtonit për avancimin e kësaj agjende, si dhe rolin e Presidentit të SHBA-ve në mbështetje të saj.

Gjatë bisedës, të dy Presidentët vlerësuan bashkëpunimin e suksesshëm dhe mbështetjen reciproke midis Azerbajxhanit dhe Shqipërisë në kuadër të organizatave ndërkombëtare.

Udhëheqësit e Armenisë dhe Azerbajxhanit nënshkruan disa ditë më parë në Shtëpinë e Bardhë një marrëveshje për t’i dhënë fund konfliktit disadekadësh dhe për rihapjen e korridoreve kryesore të transportit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme