Tirana prezanton blerjen e radhës

Abissnet Superiore | 1 vit më parë

Tirana vazhdon të përforcojë organikën në prag të sezonit të ri. Klubi bardheblu sapo ka zyrtarizuar blerjen e brazilianit Eliton Júnior.

Mesfushori sulmues është aktivizuar më herët në Gjeorgji, Suedi, Finlandë, Bullgari. Së fundi 27-vjeçari ka qenë pjesë e skuadrës Amazonas në Brazil.

“Eliton Júnior është zyrtarisht pjesë e familjes bardheblu. Braziliani 27-vjeçar vjen me një përvojë të gjerë ndërkombëtare duke i shtuar vlera kontigjentit bardh’ e blu. Júnior i është bashkuar grupit në seancat stërvitore️ për të marrë ngarkesat e duhura në nisjen e sezonit të ri”” shkruhet në njoftimin e klubit kryeqytetas.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme