Plagoset me armë 30-vjeçarja në rrugën Muriqan-Shkodër, Policia në kërkim të autorit

Një plagosje me armë ka ndodhur sot në aksin rrugor Muriqan—Shkodër. Sipas informacioneve paraprake nga blutë e Shkodrës, bëhet me dije se një 34-vjeçar ka qëlluar me armë zjarri një 30-vjeçare e cila fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia vijon kontrollet për kapjen e autorit, ndërsa grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
“Në aksin rrugor “Muriqan-Shkodër”, shtetasi E. P., 34 vjeç, dyshohet se, për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri shtetasen E. I., rreth 30 vjeçe, e cila ndodhet në kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftim.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




