Korça nën pushtetin e të nxehtit, Bashkia apelon për rrezikun e zjarreve

Aktualitet | 1 vit më parë

Temperaturat e larta që kanë prekur gjatë këtyre ditëve edhe rajonin e Korçës, deri në 34 gradë në hije, kanë bërë që qytetarët të kenë më shumë kujdes për të përballuar ditët e nxehta.

Sipas tyre, është thelbësore që të qëndrojnë të hidratuar gjatë gjithë ditës, të shmangin qëndrimin në diell në orët më të nxehta, të veshin rroba të lehta e pambuku, si dhe të përdorin krem mbrojtës ndaj diellit, ashtu si i kanë këshilluar edhe mjekët.

Ndërkohë një njoftim për kujdes në këto ditë ka bërë edhe Bashkia e Korçës, e cila përveç këshillave për qytetarët, u ka kërkuar atyre që të lajmërojnë sa më parë në rast se shohin zjarre në të gjithë territorin.

Sipas njoftimit të Bashkisë, në këto ditë të nxehta ka një rrezikshmëri të lartë për zjarret, ndaj edhe nga ana e institucioneve janë marrë masa e janë shtuar patrullimet në terren për përballimin e çdo situate të mundshme.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme