Trump letër Begajt: Së bashku arrijmë të pamundurën, të ndërtojmë një të ardhme më të sigurtë

Presidenti Bajram Begaj ka marrë sot një letër nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump. Në mesazh Presidenti Trump thekson angazhimin e tij për të vazhduar bashkëpunimin SHBA–Shqipëri bazuar në miqësinë, aleancën dhe respektimin e idealeve mbi të cilat është ndërtuar dhe funksionon kombi amerikan.
“Duke mbrojtur sovranitetin, begatinë dhe paqen përmes forcës, së bashku ne mund të të arrijmë të pamundurën. Me kënaqësi pres të vazhdojmë bashkëpunimin tonë me qëllim ndërtimin e një të ardhmeje më të sigurtë, më të qëndrueshme dhe me të suksesshme,” shkruan Trump në letrën drejtuar Begajt.
Letra e Trump pason mesazhin që përcolli Presidenti Begaj për 249-vjetorin e Ditës së Pavarësisë së SHBA-së.
“Qëndrojmë të bashkuar në përkushtimin tonë të përbashkët ndaj vlerave demokratike, paqes dhe sigurisë globale, duke shpresuar në forcimin e mëtejshëm të lidhjeve mes dy kombeve tona të mrekullueshme,” shkruante Begaj në mesazhin e tij.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




