Prezantohen ndryshimet në rregulloren e lojës, FSHF organizon takim me klubet

Sektori i Arbitrimit, në bashkëpunim me Departamentin e Garave, organizoi një takim me klubet e Abissnet Superiore dhe Kategorisë së Parë lidhur me ndryshimet në rregulloren e lojës për sezonin 2025-2026.
Abissnet Superiore rikthehet më 22 gusht, ndërsa Kategoria e Parë do të startojë një ditë më pas. Në këtë takim, që u zhvillua në ambientet e Shtëpisë së Futbollit, morën pjesë kapitenët e ekipeve, zv.kapitenët, drejtorët sportivë dhe personat përgjegjës për median.
Ndryshimet kryesore të prezantuara përfshijnë kohën e posedimit të topit nga portieri që nuk duhet të kalojë mbi 8 sekonda, prekjen e dyfishtë të lojtarit që godet penalltinë dhe komunikimin direkt midis arbitrit dhe kapitenit gjatë ndeshjes.
Takimi synoi të informojë klubet mbi rregullat e reja dhe të sigurojë zbatimin korrekt të tyre në kampionat.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




