Arbitra shqiptarë vendosin drejtësi të enjten në Conference League

Conference League | 1 vit më parë

Një skuadër arbitrash shqiptarë do të vendosë drejtësi në ndeshjen Basaksehir-Universitatea Craiova, e vlefshme për fazën e Play Off-it të Conference League.

Juxhin Xhaja do të jetë arbitër kryesor i takimit që do të luhet të enjten në orën 19:45, ndërsa Arbër Zalla dhe Rejdi Avdo asistentët e tij.

Olsid Ferataj do të jetë gjyqtar i katërt, ndërsa Kreshnik Bajramaj arbitër i VAR. Olsion Yzeiraj do të jetë asistent në VAR.

Kjo është ndeshja e radhës që UEFA u beson arbitrave shqiptarë, që janë paraqitur shumë mirë në sfidat që kanë drejtuar në arenën ndërkombëtare. Një javë më parë Xhaja vendosi drejtësi në sfidën Austria Wien – Baník Ostrava, e vlefshme për turin e tretë të UEFA Conference League.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme