Protestë masive në Tel Aviv, gati 500 mijë qytetarë kërkojnë lirimin e pengjeve

Mijëra izraelitë u mblodhën të dielën në mbrëmje në Sheshin e Pengjeve në Tel Aviv për të demonstruar kundër qeverisë dhe për të bërë thirrje për një marrëveshje që do të çonte në lirimin e pengjeve. Sipas vlerësimeve të Forumit të Familjeve të Pengjeve, në protestën e mbajtur në Tel Aviv morën pjesë rreth 500,000 njerëz, ndërsa numri i përgjithshëm i protestuesve në të gjithë vendin arriti në një milion.
Edhe pse nuk ka shifra zyrtare, organizatorët theksuan se ky tubim masiv dërgon një mesazh të qartë qeverisë.
“I gjithë populli izraelit dëshiron lirimin e të gjithë pengjeve dhe fundin e luftës,” thuhet në deklaratën e Forumit, e cituar nga Times of Israel.
Protesta pasqyron zemërimin dhe dëshpërimin e familjeve të pengjeve, të cilat i bëjnë thirrje qeverisë të përshpejtojë negociatat për kthimin e të dashurve të tyre.
/artsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



