Moti me vranësira e reshje shiu, ulen temperaturat

Aktualitet | 1 vit më parë

Ditën e sotme (18 gusht) vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike.

Moti parashikohet fillimisht me kthjellime ndërsa gradualisht shtim vranësirash mesatare deri të dendura, të cilat do të shoqërohen me reshje të herëpashershme shiu me intensitet të ulët pjesën të madhe të vendit.

Në intervale të shkurtra kohore, në veri e lindje të territorit reshjet do të jenë me intensitet deri mesatar, në formë shtrëngatash me shkarkesa elektrike e breshër (në male).

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, era do të fryjë e lehtë me drejtim kryesor jugperëndim -veriperëndim me shpejtësi mesatare 4 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era do të arrijë shpejtësi deri 7 m/s.

Deti do të jetë me valëzimi të ulët të forcës 1 ballë. Temperaturat maksimale do të jenë 35 gradë Celsius, ndërsa ato minimale 25 gradë Celsius.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme