Zjarret- 4 vatra aktive dhe 3 nën monitorim. Në Fushë-Arrëz, terreni i vështirë përkeqëson situatën

Aktualitet | 1 vit më parë

Katër vatra zjarri janë aktualisht aktive në vend, ndërsa tri të tjera po mbahen nën monitorim nga grupet zjarrfikëse, për të shmangur një riaktivizim të tyre. Në një përditësim mbi situatën, Ministria e Mbrojtjes bën me dije se në 24 orët e fundit u regjistruan 23 vatra zjarri, por 16 prej tyre janë shuar plotësisht.

Në bashkinë e Fushë-Arrëzit situata duket e vështirë në fshatrat Xeth, Kolumri dhe Trun, ku disa vatra kanë dalë jashtë kontrollit, për shkak edhe të  terrenit shumë të vështirë. Në terren janë angazhuar strukturat vendore dhe 50 forca të Forcave të Armatosura me një mjet zjarrfikës.

Edhe në fshatin Ibë, njësia Bërzhitë, ka një vatër zjarri në terren të vështirë, por pa rrezik për banesa.

Në fshatin Tërnovë në Bulqizë janë dy vatra zjarri aktive në zonën e Liqenit të Zi dhe në Valikardhë, ku vijon ndërhyrja nga forcat zjarrfikëse, pyjore dhe bashkiake.

Në Bashkinë Kolonjë, flakët në Parkun Natyror të Gërmenjit vijojnë, teksa zjarri po përhapet drejt kufirit. Në terren janë angazhuar forca zjarrfikëse, pyjore, të AdZM, bashkisë dhe 30 ushtarëve të repartit ushtarak të Drenovës.

Situata e zjarreve në vend

Vatra të shuara plotësisht:

Janë izoluar dhe shuar zjarret në Gramsh (Teqeja e Dushkut, Mali i Kushovës), Vlorë (në afërsi të hangarëve të avionëve), Skrapar (Osnat), Përmet, Durrës (Gjuricaj dhe Shënavlash), Krujë (Virjon dhe afër Fabrikës së Çimentos), Memaliaj, Shkodër (Prekal dhe Mali Kolaj), Patos, Delvinë, Elbasan (Shushicë).

Vatra aktive dhe në monitorim:

  • Bashkia Bulqizë, fshati Tërnovë: dy vatra zjarri me zhvillime në zonën e Liqenit të Zi dhe në Valikardhë, ku vijon ndërhyrja nga forcat zjarrfikëse, pyjore dhe bashkiake.
  • Bashkia Bulqizë, fshati Val: vatra me zhvillime të pakta, aktualisht në monitorim nga njësia administrative dhe banorët.
  • Bashkia Fushë Arrëz, fshatrat Xeth, Kolumri dhe Trun: disa vatra jashtë kontrollit, me terren të thyer e të vështirë. Në terren janë angazhuar strukturat vendore dhe 50 forca të Forcave të Armatosura me një mjet zjarrfikës.
  • Fshatrat Damjan-Fortuzaj (Vaqarr) dhe Pezë Helmës: zjarret janë minimizuar, por mbahen nën mbikëqyrje.
  • Fshati Ibë, njësia Bërzhitë: vatër në terren të vështirë, pa rrezik për banesa, nën vëzhgim të MZSH dhe APR.
  • Bashkia Kolonjë, Parku Natyror i Gërmenjit: zjarri vijon të përhapet drejt kufirit, me angazhim të forcave zjarrfikëse, pyjore, të AdZM, bashkisë dhe 30 ushtarëve të repartit ushtarak të Drenovës. (Aktiv)
  • Bashkia Delvinë, Parku i Rëzomës, pranë tunelit të Skërficës: një vatër nën mbikëqyrje të strukturave vendore të mbrojtjes civile.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme