Teatri i Ri Kombëtar, ministri Gonxhja ndan pamje nga kantieri i punimeve: Një tjetër vepër arkitektonike e Tiranës

Kulturë | 1 vit më parë

Punimet në kantierin e Teatrit të Ri Kombëtar po ecin me ritme të qëndrueshme dhe pritet që godina e re të jetë jo vetëm një hapësirë për artistët, por edhe një pikë e rëndësishme e jetës urbane dhe sociale të Tiranës.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, ka ndarë sot pamje nga punimet që po zhvillohen në kantierin e Teatrit të Ri Kombëtar, një prej projekteve më ambicioze kulturore të viteve të fundit në vend.

“Kantieri i Teatrit të Ri Kombëtar, ku punohet çdo ditë për t’i dhënë jetë një godine që do të jetë një tjetër vepër arkitektonike mbresëlënëse Tiranës së shekullit XXI dhe ikonë e artit dhe kulturës mu në zemër të kryeqytetit,” shkruan z. Gonxhja.

Godina e re e Teatrit Kombëtar synon të kthehet jo vetëm në një hapësirë moderne për artin skenik, por edhe në një simbol të identitetit kulturor të kryeqytetit dhe të gjithë vendit. Projekti parashikon salla bashkëkohore për shfaqje teatrore, ambiente multifunksionale për aktivitete kulturore, si dhe infrastrukturë teknologjike të standardeve europiane.

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit e cilëson këtë projekt si një nga prioritetet e saj në zhvillimin e infrastrukturës kulturore në Shqipëri.

Gazetare: Xhilda Kondi

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme