Ura e Vashës, thesar i pazbuluar. Vendi ku gjen freskinë, qetësinë, prehje

Aktualitet | 1 vit më parë

Nuk është Lumi i Shalës dhe as Banjat e Bënjës.

Është Ura e Vashës, një tjetër thesar i vyer i historisë dhe kulturës sonë. Kjo vepër unike arkitekturore, me emër po kaq intrigues, ndodhet mes fshatrave Klos dhe Guri i Bardhë. Lidh dy brigjet e lumit Mat dhe vitet e fundit po fiton gjithnjë e më shumë dhe statusin e një destinacioni të mirëfilltë turistik:

“Vetëm nëna natyrë mund ta bëjë këtë vend.“

“Të veçantë ka ujin, njerëzit me gjithë respekt.“

“Ky vend është një mrekulli natyrore, që Zoti e ka gdhendur në mënyrën më të bukur. Kush ka fatin ta eksplorojë do të ngelet i mahnitur.“

Ky vend historik është shpallur Monument Kulture në vitin 1983. Me karakteristikat unike dhe vendndodhjen në një peizazh natyror të mrekullueshëm, Ura e Vashës vazhdon të jetë një destinacion i rëndësishëm për të gjithë ata që dëshirojnë të shijojnë bukurinë e trashëgimisë shqiptare. Ndodhet në Rrugën e Arbrit, vetëm 40 minuta nga Tirana.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme