Gjendet në Yzberisht laboratori dhe drogë me vlerë 500 mijë euro, sekuestrohen 17 kg lëndë narkotike e 22.5 litra vaj kanabisi

Aktualitet | 1 vit më parë

Një laborator përpunimi lëndësh të forta narkotike u gjet në zonën e Yzberishtit në Tiranë.

Policia e kryeqytetit saktësoi se laboratori u gjet në një shtëpi, aty ku përpunohej droga e më pas tregtohej në doza të vogla.

Policia prangosi pronarin e shtëpisë, 61-vjeçarin Shkëlqim K., ndërsa brenda banesës u gjetën dhe sekuestruan rreth 17 kg kanabis në formë çokollate, e cila ishte e ndarë në  69 paketime dhe 22,5 litra vaj kanabisi, që arrinin në vlerën rreth 500 mijë euro. 

Po ashtu, efektivët gjatë kontrollit të imtësishëm të banesës sekuestruan edhe rreth 65 gramë kokainë, si edhe dy armë zjarri, një pistoletë dhe një armë gjahu. 

Policia thotë se në kuadër të operacionit të koduar “Shape” po vijojnë hetimet për të zbuluar nëse ka persona të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, si dhe për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë. 

Gazetare: Flutura Tota

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme