Presidenti francez propozon Gjenevën për takimin Zelensky-Putin. Starmer e Macron bashkëkryesues të “Koalicionit të Vullnetit”

Botë | 1 vit më parë

Presidenti francez Emmanuel Macron ka sugjeruar Gjenevën si vendin e mundshëm për takimin mes presidentit rus Vladimir Putin dhe atij ukrainas Volodymyr Zelensky.

Qeveria gjermane dhe Pallati Élysée në Francë konfirmuan se takimi i “Koalicionit të Vullnetit” do të bashkëkryesohet nga kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, dhe presidenti francez, Emmanuel Macron.

“Potencialisht, Zvicra, do të favorizoja Gjenevën. Ose ajo mund të jetë një vend tjetër. Herën e fundit, takimet dypalëshe u mbajtën në Turqi, në Stamboll”, kujtoi ai.

Në takimin e mbajtur në Uashington, udhëheqësit evropianë, Presidenti i SHBA-së Donald Trump dhe Zelensky diskutuan mbi mundësinë e mbajtjes së një samiti Rusi-Ukrainë, i cili mund të pasohet nga bisedime trepalëshe me Shtetet e Bashkuara dhe një takim më i gjerë shumëpalësh. Në një konferencë për shtyp mbrëmjen e djeshme, Macron tha se Turqia dhe vendet e tjera evropiane, duhet të marrin pjesë në këto bisedime.

Përpara takimit, Trump theksoi se Shtëpia e Bardhë do të priste për herë të parë një takim rekord të liderëve evropianë. Pas bisedës kokë më kokë me Zelenskyn e më pas takimit të përbashkët me udhëheqësit evropianë, Trump zhvilloi një bisedë telefonike me Presidentin rus Vladimir Putin për ta informuar mbi bisedimet.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme