Berisha akuza INSTAT: Mashtron hapur, përllogarit si eksporte mallrat që kalojnë transit për në Kosovë

Politikë | 1 vit më parë

Kryedemokrati Sali Berisha ka hedhur akuza kundrejt INSTAT se po mashtron duke përllogaritur si eksporte mallrat që kalojnë transit për në Kosovë.

Berisha pretendon se INSTAT po paraqet një realitet të rremë në sektorin e eksporteve, pasi sipas tij, fluksi i madh i eurove që vijnë me kontejnerë, mikorbusë apo mjete të tjera nga karteli i drogës, ka zhvlerësuar ndjeshëm euron dhe ka shkatërruar sektorin eksportues.

Në këtë kuadër, Berisha pretendon se INSTAT ka manipuluar të dhënat publike dhe po fsheh situatën reale të ekonomisë shqiptare.

“INSTAT, dhe jo vetëm ai, i kanë lejuar vetes të mashtrojnë, të gënjejnë, t’u paraqesin shqiptarëve një realitet të kundërt nga ai që është në raport me një sektor jetik të ekonomisë siç janë eksportet.

Eksportet, për shkak të narkoeuros, shkaku madhor dhe më përcaktues është fluksi i miliarda, miliarda eurove me kontejnerë, me mikrobusa, me autobusa dhe mjete të tjera i karteleve të drogës që hyjnë në Shqipëri. Ky fluks ka rrëzuar përtokë euron në Shqipëri. Ky fluks ka zhvlerësuar euron në raportin me vitin 2014, 35 përqind. Ky fluks, ndërmarrjet që punojnë me euro dhe që janë që të gjitha ndërmarrjet e eksportit, i ka goditur në mënyrë fatale. Shumë, shumë vështirë të ketë një ndërmarrje eksporti, për të mos thënë e pamundur, me një fitim 30 apo 35 përqind. Çfarë akti monstruoz ka bërë Edi Rama me Institutin e tij të Statistikave për të fshehur këtë dramë të madhe të ekonomisë shqiptare, të shkaktuar nga narkoeuro”, deklaroi Berisha.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme