Spiropali pret ambasadorin e BE-së: Integrimi, prioritet kyç i legjislaturës së re

Në prag të sesionit të ri parlamentar, Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, priti sot në Kryesinë e Kuvendit Ambasadorin e BE, Silvio Gonzato.
Kryetarja Spiropali dhe Ambasadori Gonzato diskutuan mbi anëtarësimin në BE si kryeprioriteti i Legjislaturës së XI dhe koordinimin e veprimeve për përmbushjen e detyrimeve të Kuvendit dhe institucioneve, ndërtimin e konsensusit politik, komunikimin me publikun, përafrimin e ligjeve, si dhe garantimin e gjithëpërfshirjes, dhe transparencës së procesit të integrimit europian.
“Hapja në vjeshtë në Tiranë e zyrës së Parlamentit Europian për Ballkanin Perëndimor është një mundësi më shumë për thellimin e bashkëpunimit, shkëmbimin e përvojave më të mira për reformimin e mëtejshëm të Kuvendit, si garant i procesit të integrimit dhe standardeve demokratike“, thuhet në njoftimin e Kuvendit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




