Italia angazhohet në sigurinë e Ukrainës

Italia po forcon rolin e saj në skenën ndërkombëtare, duke u angazhuar drejtpërdrejt në bisedimet me Shtetet e Bashkuara për të ardhmen e sigurisë së Ukrainës.
Me urdhër të Ministrit të Mbrojtjes, Guido Crosetto, Shefi i Shtabit të Mbrojtjes Italiane, Gjenerali Luciano Portolano, do të marrë pjesë në një takim strategjik me përfaqësues ushtarakë të kombeve aleate në SHBA.
Takimi ka në fokus planifikimin e masave konkrete që do t’i mundësojnë Ukrainës të ketë një kapacitet të fortë sigurie, veçanërisht në rastin e një armëpushimi ose nisjes së një procesi paqeje, shkruan ANSA.
Ministri Crosetto theksoi se “pjesëmarrja e Italisë në këtë tryezë të rrumbullakët konfirmon dëshirën e vendit tonë për të kontribuar, së bashku me aleatët dhe partnerët, në stabilitetin dhe sigurinë e Evropës.”
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




