OKB: Lufta e Rusisë në Ukrainë ka shkaktuar vdekjen e 4 punonjësve humanitarë

Zyra e Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA) ka bërë të ditur që nga fillimi i vitit 2025, lufta e Rusisë në Ukrainë ka shkaktuar vdekjen e katër punonjësve humanitarë dhe ka plagosur 32 të tjerë.
Në një deklaratë të fundit, OKB-ja raportoi se më shumë se 100 sulme janë regjistruar ndaj aktiviteteve humanitare, përfshirë personel, zyra dhe prona janë regjistruar, duke nënvizuar rreziqet në rritje me të cilat përballen punonjësit e ndihmës që përpiqen të ndihmojnë të prekurit nga konflikti.
Rusia, anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ka përdorur fuqinë e saj të vetos për të bllokuar rezolutat që dënojnë veprimet e saj në Ukrainë. Kievi dhe disa shtete të tjera anëtare të OKB-së kanë kërkuar vazhdimisht përjashtimin e Moskës nga organizata, duke argumentuar se veprimet e saj shkelin Kartën e OKB-së, e cila ndalon përdorimin e forcës kundër integritetit territorial të çdo shteti.
Këto sulme ndaj punonjësve humanitarë dhe infrastrukturës së ndihmës nxjerrin në pah sfidat e mëdha për ofrimin e ndihmës në zonat e konfliktit, ndërsa komuniteti ndërkombëtar vazhdon të debatojë për masat që duhen marrë për të mbrojtur civilët dhe punonjësit e ndihmës në Ukrainë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




