Turqia do të presë Samitin e NATO-s 2026, Rutte: Do ta bëjmë Aleancën edhe më të fortë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka njoftuar se Samiti i Aleancës së Atlantikut të Veriut për vitin 2026 do të zhvillohet më 7 dhe 8 korrik në Ankara, kryeqytetin e Turqisë.
“Dua të falënderoj Turqinë për organizimin e këtij takimi të rëndësishëm. Turqia ka qenë një aleat i fortë i NATO-s për më shumë se 70 vjet, duke dhënë kontribute të paçmuara në sigurinë tonë të përbashkët. Në Samitin tonë të ardhshëm, udhëheqësit do të vazhdojnë ta bëjnë NATO-n një Aleancë më të fortë, më të drejtë dhe të gatshme për t’iu përgjigjur sfidave kritike për sigurinë tonë”, tha Rutte.
Ky do të jetë samiti i dytë që mbahet në Turqi, pas atij të vitit 2004 në Stamboll. Që prej themelimit të NATO-s, samitet janë përdorur për të përcaktuar drejtimin strategjik të Aleancës, për të marrë vendime mbi çështje të mbrojtjes kolektive dhe për të forcuar bashkëpunimin mes vendeve anëtare.
Turqia, e cila iu bashkua NATO-s në vitin 1952, ka një rol të veçantë për shkak të pozicionit të saj gjeostrategjik që lidh Evropën me Lindjen e Mesme dhe Kaukazin.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




