Shkodër – Lirimi i hapësirave publike, “merr frymë” edhe Shërbimi Zjarrfikës

Aktualitet | 1 vit më parë

Lirimi i hapësirave publike në Shkodër ka dhënë ndikim pozitiv në punën e repartit zjarrfikës.

Drejtori i këtij shërbimi, Agim Ponari, tregon se aksioni do të vijojë deri në lirimin e plotë. Problematika më herët janë ndeshur thuajse në të gjitha akset kryesore e dytësore.

“Është vepruar shumë mirë deri tani. Qytetarët janë ndërgjegjësuar, kanë liruar vetë hapësirat që pengojnë Shërbimin Zjarrfikës. Është ndërhyrë në çdo rrugicë. Po punohet shumë mirë në këtë drejtim”, tha Ponari.

Gjatë këtij sezoni, trafiku ka qenë sfida më e madhe për efektivët zjarrfikës. Këta të fundit thonë së rehabilitimi i hyrjes së qytetit dhe ndërtimi i urës së re, paralel me urën ekzistuese, do të ketë impakt edhe në punën  e tyre.

“Me ndërtimin e urës dhe zgjerimin e rrugës, besoj nuk do të kemi më probleme”, tha ai.

Që nga muaj qershor, reparti zjarrfikës në Shkodër ka përballuar më shumë se 300 raste zjarri. Pjesa më e madhe e tyre kanë qenë nga shkurret dhe barishtet.

Ndërkohë në qytet po vijon puna për lirimin e plotë të 35 pikave të evidentuara më herët, të cilat pengonin qarkullimin e zjarrfikësve dhe ambulancave në rast nevoje.

Gazetare: Merisa Gjoni    

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme