Izraeli përgatitet për fazën e re të sulmeve në Gaza, ushtria pritet të thërrasë 50 mijë rezervistë

Gjeneralët më të lartë të Izraelit kanë miratuar planet për të thirrur dhjetëra mijëra rezervistë me qëllim nisjen e një faze të re operacionesh në disa nga zonat më të dendura të populluara të Gazës.
Lajmi është konfirmuar nga një zyrtar ushtarak izraelit për AP, i cili në kushte anonimiteti, pohoi gjithashtu se ushtria do të veprojë në ato pjesë të Gazës ku Hamasi është ende aktiv.
Operacioni pritet të marrë konfirmimin e shefit të shtabit, ndërsa aktualisht trupat izraelite po sulmojnë lagjet Zeitoun dhe Jabaliya të Gazës.
Zyrtari tha se 50,000 rezervistë do të thirren në shërbim muajin e ardhshëm, duke dyfishuar numrin e rezervistëve aktivë në 120,000.
Kujtojmë se në një deklaratë të bërë më herët, kryeministri Benjamin Netanyahu shprehu objektivin për lirimin e pengjeve të mbetura.
Militantët e udhëhequr nga Hamasi sulmuan Izraelin më 7 tetor 2023, duke vrarë rreth 1,200 njerëz, kryesisht civilë, dhe duke rrëmbyer 251 të tjerë. Shumica e pengjeve janë liruar në armëpushime ose marrëveshje të tjera. Hamasi ka deklaruar se do të lirojë pjesën tjetër të pengjeve vetëm në këmbim të një armëpushimi të qëndrueshëm dhe një tërheqjeje të Izraelit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




