Rindërtimi SHBA-Ukrainë, në shtator nis prezantimi i projekteve

Botë | 1 vit më parë

Në shtator 2025, do të zhvillohet takimi i parë i Bordit të Fondit të Investimeve për Rindërtimin SHBA-Ukrainë, ku Ukraina planifikon të prezantojë projektet e saj të para të investimeve për palën amerikane.

Lajmi u bë i ditur nga ministri ukrainas i Ekonomisë, Mjedisit dhe Bujqësisë, Oleksii Sobolev, gjatë prezantimit të Planit të Veprimit të Qeverisë.

“Në shtator, do të mbahet takimi i parë i Bordit të Fondit, për të cilin po përgatitemi intensivisht. Aty do të shpallen vendimet e para teknike për nisjen e Fondit. Tashmë ka marrëveshje me Shtetet e Bashkuara për financimin fillestar nga të dyja palët. . Aktualisht, po punojmë për një listë të projekteve të investimeve,” tha Sobolev.

Sipas tij, një delegacion i madh nga Shtetet e Bashkuara pritet të marrë pjesë në këtë takim, duke shënuar një hap të rëndësishëm në bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve për rindërtimin e Ukrainës.

Më 8 maj 2025, Verkhovna Rada e Ukrainës miratoi projekt-ligjin Nr. 0309 “Për ratifikimin e Marrëveshjes midis Qeverisë së Ukrainës dhe Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për krijimin e Fondit të Investimeve të Rindërtimit të SHBA-Ukrainë ”. Ky dokument ratifikon marrëveshjen përkatëse, e cila u nënshkrua në Uashington në 30 Prill 2025.

Fondi i Investimeve për Rindërtimin e SHBA-Ukrainë u lançua zyrtarisht në 23 maj 2025. Fondi do të investojë fondet e kontribuara nga Shtetet e Bashkuara dhe Ukraina në burime natyrore, naftë dhe gaz, porte dhe projekte të lidhura me infrastrukturën në Ukrainë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme