Ndryshim në rregulloren e ujësjellës-kanalizimeve, planet e biznesit bëhen të detyrueshme çdo 5 vjet

Ekonomi | 1 vit më parë

Sipas një udhëzimi të ri, shoqëritë e ujësjellës-kanalizimeve në Shqipëri do të duhet të miratojnë dhe paraqesin Planin e Biznesit çdo 5 vjet.

Udhëzimi i ri, është një ndryshim dhe shtesë në udhëzimin ekzistues, i cili miratonte treguesit dhe kriteret për subjektet e sektorit të ujësjellës-kanalizimeve.

Me ndryshimin e ri, pika 12 e udhëzimit të mëparshëm, e cila i referohej “Miratimit të Planit të Biznesit 5-vjeçar”, është hequr. Në vend të saj, është shtuar një pikë e re, 3/1, e cila specifikon qartë se subjektet e ujësjellës-kanalizimeve “çdo 5 vjet duhet të miratojnë Planin e Biznesit”.

Për zbatimin e këtij udhëzimi janë ngarkuar Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve, njësitë e vetëqeverisjes vendore dhe vetë shoqëritë e ujësjellës-kanalizimeve. Kjo masë synon të sigurojë një planifikim më të mirë dhe transparencë afatgjatë në menaxhimin e këtij shërbimi publik.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme