Reduktim uji në Tiranë, punime në rrjetin e furnizimit

Aktualitet | 1 vit më parë

Ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve Tiranë (UKT) njoftoi sot se do të ketë reduktim të përkohshëm të furnizimit me ujë të pijshëm në disa zona të kryeqytetit. Ky reduktim vjen si pasojë e punimeve që po kryhen në rrjetin e furnizimit.

Konkretisht, reduktimi i furnizimit do të prekë zonat e “Kodrës së Diellit” dhe “Komunës së Parisit”.

UKT ka siguruar abonentët se ekipet e saj janë në terren për të përfunduar punimet sa më shpejt të jetë e mundur, me qëllim që furnizimi të rikthehet në normalitet pa vonesa të mëtejshme.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme