JD Vance: Evropa duhet të luajë një rol udhëheqës në garancitë e sigurisë për Ukrainën

Zëvendëspresidenti i SHBA-së, J.D. Vance, ka deklaruar se vendet evropiane duhet të marrin përgjegjësinë kryesore për ofrimin e garancive të sigurisë ndaj Ukrainës, duke theksuar se barra nuk duhet të jetë kryesisht mbi Shtetet e Bashkuara.
“Nuk mendoj se duhet ta mbajmë ne barrën,” tha Vance për një rrjet televiziv amerikan, “në një kohë kur diplomacia për paqen është në kulmin e saj.”
Ai shtoi se, “SHBA do të ndihmojë nëse është e nevojshme për të ndaluar luftën dhe humbjet njerëzore, por se “Evropa duhet të luajë rolin kryesor.”
Sipas tij, pavarësisht formës që do të marrë marrëveshja për garancitë e sigurisë, “evropianët do të duhet të mbajnë pjesën më të madhe të barrës.”
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




