Kompensimi për pronarët, Manja: Mbi 5 mijë dosje të ekzekutuara në janar–korrik, 4,2 miliardë lekë të shpërndara

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, bëri të ditur sot se gjatë periudhës janar–korrik 2025 janë ekzekutuar gjithsej 5.846 dosje kompensimi për pronarët.
Sipas një njoftimi në rrjetet sociale, ai bën të ditur se janë shpërndarë 4,2 miliardë lekë në formë kompensimi financiar dhe janë dhënë 75,65 hektarë tokë, nga të cilat kanë përfituar mijëra qytetarë.
Manja theksoi se ky proces është dëshmi e angazhimit të qeverisë për mbrojtjen e të drejtave të pronarëve dhe forcimin e shtetit të së drejtës.
Ministria e Drejtësisë thotë se do të vijojë punën për përmbylljen e çështjeve të mbetura në këtë fushë dhe garantimin e zbatimit të vendimeve të ligjshme për kompensimin e pronave.

/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



