Abissnet Superiore në RTSH/ Edi Martini në vigjilje të ndeshjes me Egnatian: Lojtarët janë të karikuar, por na duhet edhe fati!

Vllaznia nis në “Loro Boriçi” Abissnet Superioren ku sfidon kampionët në fuqi, Egnatian. Në vigjilje të këtij takimi mbajti konferencën e zakonshme për shtyp trajneri Edi Martini.
“Ne jemi gati për të filluar kampionatin dhe normal kemi entuziasëm dhe besim. Natyrisht që kemi mundësi edhe për pak kohë për të rifituar lojtarët e dëmtuar, ata djem që do fillojnë lojën janë gati, kemi besim që do fitojmë. Do japim 100% tonë, e njohim Egnatian, por jam i bindur se djemtë janë të karikuar dhe besoj që do tja dalim. Kjo është Vllaznia që unë kam kërkuar, do kisha dëshirë që disa lojtarë ti kisha për në Europë por tani kanë ikur”, analizoi shkodrani.
“Është shpejt të diskutojmë për titullin kampion, të gjithë do flasin njësoj trajnerët. Është rrugë e gjatë, me peripeci, dëmtime, fat, por unë jam i bindur që jemi ndër favoritët. Pothuajse e kemi të kryer merkaton dhe jam i kënaqur, normalisht mund të ketë ndonjë lëvizje ditët e fundit, por e falenderoj presidentin Xhaferi që nuk është kërcyer”, tha Martini.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




