Abissnet Superiore në RTSH, kalendari dhe kanalet ku do të transmetohen ndeshjet

Abissnet Superiore | 1 vit më parë

Java e parë e sezonit 2025-2026 e kampionatit “Abissnet Superiore” do të nisë të premten dhe do të përfundojë të dielën. Të gjitha ndeshjet e javës së parë të kampionatit do të transmetohen drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.

Sfida hapëse e kampionatit, Vllaznia – Egnatia, do të zhvillohet të premten në stadiumin “Loro Boriçi”, në orën 20:00, ku do të organizohet edhe ceremonia zyrtare e hapjes së kampionatit.

Të shtunën janë programuar dy ndeshje të tjera. Bylis – Tirana do të luhet në orën 17:00, në stadiumin “Adush Muça” të Ballshit, ndërsa në mbrëmje, në orën 20:00, në stadiumin “Elbasan Arena”, do të zhvillohet takimi AF Elbasani – Flamurtari.

Java e parë do të mbyllet të dielën me sfidën Partizani – Vora, që do të luhet në orën 20:00, në stadiumin “Arena e Demave”.

Sakaq, ndeshja Teuta – Dinamo City është shtyrë për t’u zhvilluar më 5 shtator, në orën 17:00, në stadiumin “Niko Dovana”, për shkak të angazhimit të Dinamo City në fazën play-off të UEFA Conference League.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme