Policia shpëton tre turistë nga mbytja në Velipojë

Aktualitet | 1 vit më parë

Policia e Shtetit ka shpëtuar të enjten tre turistë që po rrezikonin të mbyteshin në thellësi në plazhin e Velipojës. Veprimi i shpejtë i shërbimeve të Stacionit të Policisë Velipojë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, parandaloi një tragjedi.

Turistët, identiteti i të cilëve nuk është bërë i ditur, po laheshin në det të thellë dhe nuk po arrinin të ktheheshin në breg për shkak të dallgëve të forta. Pas marrjes së njoftimit, menjëherë u angazhua një skaf i Policisë Kufitare.

Me anë të mjetit lundrues, forcat e rendit lokalizuan shpejt tre shtetasit dhe i kthyen ata në breg të sigurt. Fatmirësisht, gjendja shëndetësore e të treve është e mirë.

Policia Kufitare dhe Drejtoria Vendore e Policisë konfirmuan se shërbimet e tyre do të vazhdojnë të jenë në gatishmëri 24/7 për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe turistëve gjatë sezonit veror.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme