Zjarr në Dukat të Ri, flakët përhapen me shpejtësi, digjen kasolle dhe rrënjë ullinj

Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme zonën e Dukatit të Ri. Flakët janë ndihmuar nga era e fortë dhe kanë avancuar me shpejtësi drejt zonave të banuara.
Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka hyrë edhe në disa objekte të fshatit, përfshirë kasolle të ndërtuara prej druri. Po ashtu, raportohet se janë djegur dhjetëra rrënjë ullinj.

/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




